Dy persona raportohet se janë lënduar në aksidentin e trafikut në autostradën Tetovë – Gostivar, pas daljes së një automjeti nga ruga. Aksidenti ka ndodhur në orët e pasditës në afërsi të daljes për në Zherovjan, për cka ishte ndërprerë trafiku dhe automjetet ishin riorientuar nëpër rrugët dytësore.
“Një automjet udhëtarësh “Fokus” me targa të Gostivarit ka dalë nga rruga, ka goditur shtyllat mbrojtëse dhe është rrokullisur. Në këtë aksident dy persona, një burrë dhe një grua janë lënduar dhe janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës” – ka njoftuar zëdhënësi I SPB- Tetovë. Në vendngjarje është bërë ekspertiza nga organet kompetente. /KlanMacedonia