Ballina Kronika Gostivar – Nuk ia kthen borxhin, ia merr makinën

Gostivar – Nuk ia kthen borxhin, ia merr makinën

Ditën e djeshme në ora 18:50, 25 – vjeçari A.I. nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar, se rreth orës 17:40 afër stadiumit të qytetit në Gostivar, 38 – vjeçari A.J. nga Gostivari, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura të një borxhi, ia ka marrë automjetin e tij “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit.

Pas një kohe, A.J. është privuar nga liria, ndërsa vetura i është kthyer pronarit. Më vonë personi A.J. ka raportuar se A.I. dhe prindërit e tij e kanë kërcënuar me jetë.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit./Globi

@tn.lajmelokale
@tetovanews