Ballina Aktualitet Një person ka ndërruar jetë dhe 137 raste të reja me COVID-19...

Një person ka ndërruar jetë dhe 137 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 869 mostra të marra nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 137 pozitivë. Ndërkohë që një pacient nuk arriti që të fitonte lu*ftën me sëmundjen duke ndërruar jetë.

Të shëruarit janë 49 në 24 orët e fundit në Kosovë. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 16.891 raste nga 80.058 persona të dysh*imtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 653 vd*ekje nga fillimi i pandemisë./ db/Abcnews.al