Ballina Aktualitet Shifrat alarmante të Covid në Shqipëri, 1658 raste dhe 32 persona kanë...

Shifrat alarmante të Covid në Shqipëri, 1658 raste dhe 32 persona kanë ndërruar jetë vetëm në 6 ditë

Shifrat në rritje të rasteve me koronavirus në vend, gjatë kësaj jave janë nga më të lartat e shënuara ndonjëherë që prej fillimit të epid*emisë.

Kjo për faktin se periudha vjeshtë-dimër, sipas ekspertëve të shëndetit, do të sillte rritje të numrit të infek*sioneve, por edhe sepse numri i testimeve është rritur. Nga raportimet e Ministrisë së Shëndetësisë, vihet re se kjo javë ka shënuar shifrat më të larta, si të infeks*ioneve, po ashtu edhe të vikt*imave. Kështu, që prej së hënës deri sot, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 1658 raste me Sars-Cov-2.

Tepër shqetësues shihet të jetë edhe numri i vik*timave, i cili që prej së hënës, vijon të jetë në të njëjtat shifra duke regjistruar 32 vik*tima në total. Për sa i përket numrit të të shtruarve në dy spi*talet Covid, numri i tyre vijon të mbetet në shifrat e 255 personave, ndërsa numri i të intu*buarve çdo ditë pothuaj regjistron 5 raste.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të shëruarve në javën e fundit, është rritur duke regjistruar 521 persona në total.

Duke patur këto shifra në rritje të koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për ruajtjen e distancës dhe higjienës, ndërsa me akt normativ ka bërë të detyrueshme, mbajtjen e maskës edhe në ambiente publike. n.d./abcnews.al