Në 23 tetor 1940 u shënua dita e parë me elektricitet në Tres Coraçoes në Minas Gerais, por ishte edhe dita e lindjes së fëmijës së parë të ciftit Dondinho che Celeste të cilin çifti e quajti Edson në nder të shpikësit Thomas Alva Edison dhe mesa duket ky emër i ndriçoi të gjithë jetën këtij fëmije që më pas u shndërrua në ‘Pele’, futbollistin më të mirë të gjitha kohërave.
Pikërisht në 23 tetor të 2020 kjo legjendë do të festojë 80 vjetorin e tij të lindjes. Historia e Edson Arantes do Nascimento Pele është shumë e pasur dhe biografia e tij është e pasqyruar edhe në Sao Paulo Soccer Museum, që është hapur pikërisht me kete rast. Talenti i Pele filloi të shfaqej te skuadrat rajonale kur ai ishte 15 vjeç, moshë kur ai u bashkua me skuadrën e Santosit.
Pikërisht këtu nisi legjenda e tij dhe ishte viti 1956. Vetëm pas 2 vitesh, Pele fitoi titullin e parë botëror në Suedi duke mbajtur premtimin që i kishte bërë të atit. Pas kësaj bota filloi të flasë për këtë talent 17 vjecar me ngjyrë, i varfër që shpiku driblimet dhe pasimet e pamundura e shënoi gola antologjike me një lehtësi të madhe.
Pele monopolizoi faqet e para të revistave më prestigjioze dhe mori oferta të rëndësishme nga klube të mëdha evropiane. Por ai vendosi që të qeëndrojë te Santos për t’u kthyer në një makinë golash në vitet 60-70. Pele ishte lideri i një brezi të artë në futbollin brazilian të përbërë nga emra të tillë si Dorval, Melgávio, Coutinho apo Pepe.
Në vitin 1974 Pele u largua nga Santos kur e kishte fituar Botërorin 3 herë dhe kishte fituar shumë famë. ai vendosi të mbyllë karrierën e Neë York Cosmos duke bërë që SHBA të shijojë edhe futbollin teksa dominohej nga basketbolli, baseballi dhe Futbolli Amerikan. Ishte fundi i një karriere të shkëlqyer që u karakterizua nga 1283 gola të shënuar sipas lloigarive të vete Pele, por të tjerë thonë që jabnë 1281 apo 1282 gola, por kjo pak rëndësi ka.
Ai që nuk ndryshon është fakti që Pele është arkitekti i Brazilit të sotëm i njohur edhe si vendi i futbollit. Pele është ëndërrimtari që guxoi të kalojë kufijtë për të krijuar një legjendë të tijën që vazhdon te jetë prezente edhe në brezin aktual që po dominohet nga Lionel Messi e Cristiano Ronaldo