Aeroplani francez u ngrit nga Berlini për në Paris gjatë pasdites duek shënuar kështu mbylljen për aeroportin e preferuar të qytetarëve të Berlinit.
“Unë do të them sinqerisht – kjo është dita kur zemrat tona dhembin. Tegel ishte gjithçka për ne në Berlin, ishte dera për në botë ”, tha kryetari i bashkisë së Berlinit, Michael Muller.
Gjatë Luftës së Ftohtë, Tegel ishte një rrugëdalje për shumë gjermanë të rrethuar nga Muri i Berlinit.
Projektuar fillimisht për të transportuar 2.5 milionë pasagjerë në vit, Tegel u bë më i ngarkuar pas ribashkimit të Gjermanisë, dhe në vitin 2014, më shumë se 20 milionë pasagjerë kaluan nëpër aeroport.
Në fund, aeroporti ishte i mbingarkuar dhe vonesat sistematike të fluturimit dhe humbja e bagazhit të pasagjerëve u regjistruan.
Terminali i ish-aeroportit është shënuar tashmë si një monument historik dhe do të jetë qendra për zhvillimin e Universitetit të Shkencave të Zbatuara.
Aeroporti i ri ‘Willy Brandt’ u hap më 31 tetor dhe ndodhet në Berlinin juglindor.