Ballina Teknologji 12 shërbimet e WhatsApp që mund të mos i dini

12 shërbimet e WhatsApp që mund të mos i dini

1. Ndrysho formatin e teksteve

Nuk ka shumë lirshmëri për formatin e teksteve në app por gjithsesi mundesh ta trashësh atë duke e vënë në mes të yjeve (*shembull*), ti bësh të pjerrta nëpërmjet vijave poshtë (_shembull_) e ti vësh një vijë në mes me këtë simbol “~”.

2. T’i fshish automatikisht

Ky opsion ende nuk ka arritur tek të gjithë por së shpejti me ta aktivizuar atë tek cilësimet e bisedës, çdo mesazh do të zhduket pas 7 ditësh.

3. Vër një yll

Për të ruajtur ndonjë mesazh specifik mund ta bësh atë me yll, e më vonë mund ta gjesh më lehtë tek starred messages.

4. Pastro memorien.

Strumenti i ri i aplikacionit për të menaxhuar hapësirat lejon që të shohësh m kë mesazhon më shumë, cilat biseda zënë më shumë hapësirë dhe si ti fshish ato.

Një pjesë të madhe të shërbimeve të WhatsApp sot i marrim si të mirqena, por ky aplikacion ka në vetvete shumë funksione të cilat jo të gjithë i dinë. Ja cilat janë ato.

5. Shih detajet e mesazheve

Për të parë nëse një mesazh u lexua apo u dërgua, mbaje shtypur atë dhe jepi majtas në një iPhone, ndërsa për Android mbaje shtypur e më pas kliko mbi Info.

6. Hesht një bisedë

Nëse një grup apo një bisedë bëhet pak e besdisshme mundesh ta bësh atë të heshtë. Futu tek cilësimet e bisedës dhe cakto periudhën që dëshiron të mos njoftohesh prej saj.

7. Fshih statusin tënd

Nëse nuk dëshiron që ta dinë kur ke qenë për herë të fundit online mundesh ta fshehësh këtu: Settings > Account > Privacy > Last Seen.

8. Fshih shenjën e leximit

Nëse dëshiron që t’i heqësh vijat blu kur mesazhi yt është lexuar mund ta bësh këtë tek Settings > Account > Privacy, dhe fik Read Recipients.

9. Mos i ruaj fotot apo videot

Për të kursyer hapësirën e smartphonit mundesh edhe ta fikësh opsionin e ruajtjes automatike të fotove dhee videove që të të dërgojnë. Për iPhone Settings > Chats dhe fik Save to Camera Roll.

Për Android Settings> Chats dhe fik Media Visibility.

10. Përdore WhatsApp nga kompiuteri

Një smartphone është padyshim efikas, por kush punon në zyrë preferon që t’i ketë gjërat përpara dhe mundësisht në një ekran të madh, ndaj mundesh ta përdorësh nëpërmjet aplikacionit të dedikuar ose edhe duke u futur tek web.whatsapp.com

11. Merr njoftime të personalizuara

Në vend që të marrësh njoftimet me të njëjtën audio, WhatsApp të jep mundësinë të vendosësh audio të ndryshme për njoftime të ndryshme.
Në Android duhet të shkosh tek Menu > View Contact > Custom Notifications, kliko mbi kuti dhe edito.

Në iPhone kliko mbi emrin e kontaktit që dëshiron t’i japësh audio tjetër dhe kliko mbi Custom Tone.

12. Eksporto një bisedë

Në rast se të duhet të ruash një bisedë të plotë dhe të gjatë, WhatsApp të jep edhe këtë mundësi.

Në Android e bën duke shkuar në Menu > More > Export Chat
Në iPhone klikon mbi emrin e personit > Contact Info > Export Chat

Para se të bëni export mundeni gjithashtu të zgjidhni nëse do të kaloni apo jo edhe fotot dhe videot në bisedë.