Ballina Shëndeti 5 “sekretet” e fëmijëve që sëmuren rrallë

5 “sekretet” e fëmijëve që sëmuren rrallë

Me siguri njihni një fëmijë që sëmuret rrallë. A bëjnë prindërit e tij diçka që ju nuk e bëni? Ndoshta jo, por sipas ekspertëve nëse i përvetësoni këto pesë zakone të shëndetshme, fëmija juaj do të qëndrojë larg ftohjes.

Duart e pastra

Larja e rregullt e duarve zvogëlon në mënyrë dramatike sëmundjet e traktit respirator dhe gastrointestinal. Kështu që sigurohuni që fëmijët tuaj të lajnë duart shpesh (ose të përdorin një mjet pastrues për duart) kur largohen nga çerdhja, pas çdo loje dhe para ngrënies. Mësojini fëmijëve tuaj një këngë dhe këndojeni sa herë që dëshironi t’i kujtoni të lajnë duart për ta bërë procesin më argëtues.

Gjumë i mjaftueshëm

Sigurohuni që fëmijët tuaj të shkojnë në shtrat në kohë. Mungesa e gjumit pothuajse dyfishon rrezikun e ftohjes, thotë ekspertët. Shumica e foshnjave kanë nevojë për rreth 14 orë gjumë në ditë ndërsa parashkollorët kanë nevojë për 11-13 orë gjumë.

Të qenurit aktiv çdo ditë

Studimet tregojnë se ushtrimet e rregullta dhe të moderuara mund të zvogëlojnë numrin e ftohjeve dhe simptomave të gripit me të paktën 25-50% gjatë një viti. “Ushtrimi është më i mirë se çdo trajtim i reklamuar”, thotë Harley Rotbart, një pediatër.

Shmangni kontaktin me fytyrën

Viruset e gripit hyjnë në trup përmes hundës, syve dhe gojës. Ndihmojeni fëmijën tuaj të mbajë duart larg nga këto zona. Po, mund të jetë shumë e vështirë për tu arritur kështu që të paktën sigurohuni që të lani duart rregullisht.

Një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme

Ushqimet me shumë fruta dhe perime do të rrisin sistemin imunitar të fëmijës suaj. Përfshini në dietë ushqime të pasura me vitaminë C (brokoli, luleshtrydhe, portokall) dhe vitaminë D (ton, qumësht dhe drithëra). /abcnews.al