Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Kolektivi i SHF “Istikball” shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Iljas...

Kolektivi i SHF “Istikball” shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Iljas Mazllamit

Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit dhe mikut tim të nderuar Z. Iljas Mazllami.
Ne që kishim fatin ta njohin Iljasin, gjithmonë do ta kujtojmë si një kolegë të kujdesshëm, profesionist të devotshëm dhe një mik të vertetë, që gjithmonë të bënte të qeshësh me humorin e tij karakteristik.

Iljasi i donte njerëzit dhe jetën! Do ta mbajmë mend për pozitivitetin njerëzor që reflektonte, dhe për gadishmërinë që t’i ndihmojë çdonjërit në çdo kohë!

Familjes Mazllami, miqve dhe shokëve iu shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Iljas. Do të na mungosh të gjithëve!

Me respekt kolektivi shkolles “Istikball” i shprehe ngushellime familjes Mazllami!

Marrë nga profili në fb i Rexhep Halilit, drejtor i SHF “Istikball” në Tetovë

@tn.lajmelokale
@tetovanews