Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të mbajtura të dielën, më 18 tetor, përfunduan pa incidente dhe pa shkelje të rendit dhe qetësisë publike, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB, gjatë gjithë ditës u ndërmorën masa dhe aktivitete në kuadër të kompetencave të saj për të siguruar zhvillimin e papenguar dhe të sigurt të procesit zgjedhor.
MPB-ja bëri të ditur se angazhimi i saj kishte për qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe ruajtjen e gjendjes së qëndrueshme të sigurisë gjatë votimit.















