Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët është matur në Berovë, ku termometri ka shënuar minus 1 gradë Celsius, ndërsa në qytetet e tjera temperaturat kanë lëvizur nga 2 deri në 8 gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Sipas DPHM-së, në Manastir janë matur 2 gradë, në Strumicë 3, ndërsa 4 gradë në Demir Kapi, Shkup-Petrovec, Tetovë, Kriva Pallankë dhe Mavrovë Anovi.
Në Kodrën e Diellit, Veles, Shtip, Kumanovë, Prilep dhe Pretor janë matur 5 gradë, në Ohër, Gjevgjeli, Kavadar dhe Shkup-Zajçev Rid 6 gradë, në Krushevë 7 dhe në Vinicë 8 gradë.
Moti sot do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 20 deri në 26 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.















