Aktorja e njohur Scarlett Johansson ka shprehur hapur ambiciet e saj për t’u bërë pjesë e jetës politike.
“Jam duke menduar seriozisht futjen në politikë. Preferoj të kandidoj për ndonjë pozicion. Këtë do ta bëj, por jo këtë moment. Mund të filloj nga niveli lokal, por s’është koha e duhur për këtë”, deklaroi Johansson.
Scarlett, e cila ne vitin 2018 ishte aktorja më e paguar në botë, kurorëzoi dashurinë në martesë me partnerin e saj Colin Jost.
Ata zhvilluan një ceremoni private me familjet e tyre dhe shoqërinë e ngushtë, duke respektuar masat e sigurisë kundër COVID.