Italia është një ndër vendet më të god*itura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.
Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 753 persona dhe janë infektuar 34,283 të tjerë.
Me bilancin e sotëm, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 47,217 ndërsa numërohen në total 1,272,352 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 481,967 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndëë për jetën është 3,670 pacientë.