Ballina Argëtim Kuriozitete FOTOT: 33 vjeçarit i bie “fati nga qielli”, gjen meteorin me vlerë...

FOTOT: 33 vjeçarit i bie “fati nga qielli”, gjen meteorin me vlerë 1.5 milion euro

Një indonezian u bë një milioner “brenda natës”, pasi një meteor ra mbi çatinë e shtëpisë së tij.

Josua Hutagalung, 33-vjeç, ishte duke punuar pranë shtëpisë së tij kur shkëmbi hapësinor ra mbi verandë.

Guri i vetëm, me peshë 2.1 kg, la një vrimë të madhe në çatinë e shtëpisë së tij dhe përfundoi i groposur 15 cm thellë në tokën pranë shtëpisë.

Josua, i cili arriti të gërmonte shkëmbin, tha se meteori ishte akoma i ngrohtë dhe pjesërisht i thyer kur ai e preku atë. Meteori kap vlerën e 1.5 milion euro.