Vijon të jetë në gjendje alarmi një pjesë e madhe e Italisë së Jugut, duke përfshirë Kalabrinë dhe veçanërisht zonën e Crotones e cila u godit dje nga një stuhi e fuqishme.
Situata është akoma kritike, vazhdon të bjerë shi, edhe pse më pak se dje. Në Melisa, në provincën e Crotones, një urë u shemb nga shirat e shumtë. Nga raportimet nga mediat italiane nuk ka njerëz të lënduar.
Fryrja e lumit Esaro, i cili përshkon disa zona të njohura në Crotone, është shumë shqetësuese. Ai është nën vëzhgim nga ekspertët.
Rrugët e disa zonave të qytetit, të cilat ndodhen nën nivelin e detit, u përmbytën. Ato u mbushën me baltë dhe mbeturina të cilat përmbytën garazhet dhe depot.
Autoritet i kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të lejojnë operacionet e shpëtimit dhe emergjencës./Përshtatur nga CNA.al
https://youtu.be/Bsl5JQrvrdw