Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut KOMUNA E GOSTIVARIT SHPALL GJASHTË MJEK NGA POLLOGU QYTETARË NDERI TË GOSTIVARIT...

KOMUNA E GOSTIVARIT SHPALL GJASHTË MJEK NGA POLLOGU QYTETARË NDERI TË GOSTIVARIT (VIDEO)

Komuna e Gostivarit i shpall qytetarë nderi të Gostivarit mjekët infektolog nga rajoni i Pollogut, Fadil Cana, Ilir Demiri, Ratko Naumovski, Enes Memeti, Mesut Hasipi dhe postmortum mjekun Trajçe Neshkovski. Propozimi i kryetarit Arben Taravari ka marrë dritë jeshile edhe nga ana e Këshillit komunal sot në seancën e 29-të, që këto gjashtë mjekë të shpallen qytetarë nderi të Gostivarit.

“Para disa ditëve unë i propozova Këshillit për tre mjekët të cilët bëjnë betejë me Covid 19 në Shkup, pra mjekët Cana, Demiri dhe Neshkovski të shpallen qytetarë nderi. Duhet këtyre emrave t’u shtohen edhe tre të tjerë, dhe ato janë mjekët Ratko Naumovski, Enes Memeti, Mesut Hasipi të cilët luftën me pandeminë e zhvillojnë në Gostivar”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Titullin qytetarë nderi, mjekët në fjalë pritet ta marrin periudhën në vijim, me siguri me 23 Dhjetor kur festohet Dita e Komunës së Gostivarit. Paraprakisht, komuna e Gostivarit këta mjekë i dekoroi edhe me mirënjohje për kontributin e dhënë deri më ta me pandeminë Covid 19.