Sot është një ditë e rëndë për artin dhe klasën intelektuale në Gostivar, sepse sot u nda nga jeta profesori Meli Zenku.
Ai ishte një personalitet i rrallë, një ndër themeluesit e Fakultetit të Artit në Tetovë, artist me famë ndërkombëtare, ai la pas një vepër të përjetshme por po kaq e madhe është e dhimbja që ndjemë sot…
Do të kujtojnë e do të kujtoj gjithnjë me mall e respekt i dashur profesor!
U prehsh në paqe!
Ngushëllime të sinqerta familjes së tij!(a.t)
Të nderuar qytetarë, familjarë, miq dhe dashamirë!
Me dhimbje të thellë ju informojmë se sot ndërroi jetë gjyshi jonë, prof. MELI ZENKU, mësues dhe veteran i arsimit.
Va*rrimi do të bëhet nesër, 30.11.2020 (e Hënë) në varrezat e vjetra të qytetit në Gostivar me namazin e drekës.
Për shkak të situatës aktuale me pandeminë e Covid-19, ju informojmë se nuk do të kemi pritje të organizuar të njerëzve – konak.
Me respekt,
familja ZENKI (Shpend Bajrami)
Ndahet nga jeta ikona e artit, profesori, arsimdashësi, piktori, gostivaras, profesor Meli Zenku!
Lajmi për ndarjen nga jeta e kolosit gostivaras na tronditi të gjithëve! Ai nuk jeton më, por vepra e tij do të mbetet gjithmonë në kujtesën e gostivarasve dhe më gjërë, do të mbetet ikona e artit kombëtar!
Profesor Meli Zenku, për ne studentat e Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”, pa dyshim do të mbetet në kujtesën tonë përgjithmonë si profesori më i dashur, profesori që kurrë nuk u lodh, ai ishte kudo me ne, që nga dita e themelimit të Univesritetit e deri në zyrtarizimin e plotë si Universitet me financim shtetëror! Do ta kujtojmë si themelues i Fakultetit të Arteve pranë Universitetit të Tetovës, si organizator, si njeri me shumë pasion dhe entuziazëm!
Profesor Meli Zenku ishte me ne jo vetëm si ligjerues por ai ishte edhe mbështetësi ynë në organizimin e protestave studentore për zyrtarizim të Universitetit të Tetovës!
Prehu në paqe profesor i dashur!
Do të mbetesh përgjithmonë në kujtesën e shumë gjeneratave që ngite me mundin, djersën dhe sakrificën që bëre bashkë me shokë!
Prehu në paqe profesor Meli Zenku!
Ngushëllime të sinqerta familjes Zenku!
U prehsh në paqe axha Meli, Profesorë i Arteve Meli Zenku!
Do na mungojë Arti juaj!
Por piktura yt gjithmonë do ngelet në murin tim si një ndër dhuratave më me vlerë që kam pasur deri tani!
Qofsh i parajsës Axha Meli (Neshra Hajrullai)