Ballina Kultura Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës u promovua libri “Atlas dialektologjik i...

Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës u promovua libri “Atlas dialektologjik i të folmeve shqipe në RMV” i Mustafa Ibrаhimit

Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës u promovua libri “Atlas dialektologjik i të folmeve shqipe në RMV” (I-II) i autorit Mustafa Ibrahimi. Në fillim pjesëmarrësit i përshëndeti drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela i cili, në mes të tjerash, theksoi se Mustafa Ibrahimi ka qenë që nga fillimi bashkëpunëtor i AZGJ-së, duke treguar gjithmonë vullnet dhe gatishmëri për të ndihmuar në aktivitetet e saj. Prandaj, shtoi më tej ai, libri i sotëm paraqet një vazhdimësi, me çka na e paraqet si një ekskluzivitet që ne ta shohim nën prizmin e dritës shkencore.

Ndërkaq, për vlerat shkencore të librit në fjalë folën referuesit Ismet Osmani, shef i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup, Marjan Markoviq nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve, Nexhip Mërkuri, profesor universitar nga Vlora, të cilët i vunë në dukje disa aspekte shkencore që e karakterizojnë këtë vepër nga fusha e dialektologjisë.

Në fund disa fjalë mirënjohëse i tha edhe autori Mustafa Ibrahimi i cili u falënderua për promovimin e organizuar nga AZGJ-ja.
Shkup, 26.11.2020