Sërish regjistrohen shifra të larta infektimesh dhe humbje jetësh si pasojë e Covid-19 në Itali.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 32.191 raste të reja infektimi në Itali.
Për fat të keq 731 persona nuk mundën të fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës.
Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona. Zona e kuqe e cila është vatra me e rrezikshme aktive aktualisht, zona portokalli e cila është dhe zona e mesme dhe zona e verdhë e cila konsiderohet me numrin më të ulët të infektimeve.
Pavarësisht masave drastike të marra nga qeveria italiane duket sikur virusi nuk ndalet dhe numri i infektimeve në vend mbetet i lartë.
Numri i personave të shëruar që nga fillimi i epidemisë ka shkuar bë 457798.
Rajoni më i prekur mbetet Lombardia, ndjekur nga Veneto e Campania.