Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është një tjetër politikan që i bashkohet listës së liderëve të infektuar nga koronavirusi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Zelensky bën me dije se ka rezultuar pozitiv në testin e fundit antiCovid, por nënvizon se ndjehet mirë dhe se do të vijë me angazhimet e tij nga shtëpia.
Komediani i kthyer në politikanë është presidenti i radhës që infektohet me virusin vdekjeprurës, pas Donald Trump në SHBA dhe Jair Bolsonaro në Brazil.