Në Poloni janë regjistruar 548 të vd*ekur nga koronavirusi, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.
Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në vendin e Evropës Qendrore shkoi në mbi 10 mijë.
Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 25.571 raste të reja infeksionesh, që megjithatë ishte shifër më e ulët se rekordi prej 27.875 rasteve që u shënua një javë më parë.
Aktualisht në spitale ndodhen 22.320 pacientë me COVID-19, prej tyre 2.126 në ventilatorë.