Ballina Argëtim Showbiz Sportistja e njohur rezulton pozitive me COVID-19/ Debora: Mendoja se do e...

Sportistja e njohur rezulton pozitive me COVID-19/ Debora: Mendoja se do e kaloja më lehtë, kam…

Koronavirusi nuk ka kursyer sportisten e njohur Debora Keçin. Përmes një lidhje direkte, Debora ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për sëmundjen.

Duke qenë se aktivitetet sportive zënë një kohë të konsiderueshme në përditshmërinë e Deboras, ajo mendonte se virusi do të kalonte shumë lehtë tek ajo, por përkundrazi, sportistja theksoi se ka pasur simptoma të vazhdueshme.

Ajo tha se simptomat e para iu shfaqën të dielën, ku kishte kollë të thatë dhe ethe. Ndërsa ditët pasuese sipas saj, kanë vijuar me lodhje, temperaturë relativisht të lartë dhe dhimbje trupi. Debora këshilloi të gjithë që të ndjekin këshillat e mjekëve dhe të respektojnë masat e vendosura nga autoritetet.

“Edhe unë u bëra pjesë e shumë njerëzve që janë prekur nga ky virus. Pavarësisht se jam ruajtur, ndonjëherë nuk i shpëton dot. Unë me shaka kisha postuar në rrjetet sociale që si tip sportiv që jam, nuk mund t’i shpëtoja dot. Thoja me shaka si nuk po më zë. Mendoja që do e kaloja akoma dhe më lezetshëm, nuk po e kaloj pa simptoma fare. Simptomat e para më nisën të dielën, kisha ethe dhe kollë e thatë. E kuptova që diçka nuk shkon, të nesërmen të hënën iu nënshtrova tamponit dhe rezultoi se isha pozitiv.

Pas rezultatit pozitiv kisha temperaturë diku tek 38, por duke e mbajtur në kontroll. Jam munduar të mos përdor medikamente që imuniteti ta luftoj vetë virusin, me lëngje, vitamina. Mendoj që është e rëndësishme që secili të mos dëgjoj shumë çfarë thuhet lart e poshtë. Kam pasur temperaturë, e kam gjatë gjithë kohës, 37.3, 37.4. Ke një lloj këputje të përgjithshme, mua më duket si dita pas palestrës që ke bërë stërvitje dhe e ke trupin e ngrirë. Kam pak dhimbje koke, ke ndjenjë lodhje, duhet të merret me qetësi pozitivitet, virusi do të bëj punën e vet, por me qetësi dhe të dëgjojmë këshillat e mjekëve nuk ka vend për panik. Unë mora mjekun dhe pyetja e parë që i bëra është a mund të bëj stërvitje? Ai më tha që nuk duhet të bëj, kështu që ma ka ndaluar rreptësisht. Me dëshirë doja të bëja diçka, se në mendjen time ishte që po të bësh sport e kalon, duhet të jesh në qetësi të madhe. Kam dalë në ballkon, jam munduar të lexoj”, tregoi Debora.