Tërmet është ndjerë sot në mëngjes në orën 4.54 në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.
Sipas të dhënave fillestare, epiqendra ka qenë mes Kërçovës dhe Mavrovës, thellësia 10 kilometra dhe intensiteti 5.0, megjithatë informatat janë nga matës-jozyrtarë.
Dridhjet e fuqishme kanë zgjatur deri në 1 minutë duke u ndjerë më shumë në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit. Tërmeti është ndjerë edhe në Shqipëri. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale e as njerëzore.