Ballina Kronika U “kapën me presh në dorë”, vihen pas hekurave dy persona nga...

U “kapën me presh në dorë”, vihen pas hekurave dy persona nga një fshat i Tetovës

Mbrëmë (17 nëntor), rreth orës 23 e 15 minuta, në rrugën lokale në Pirok të Tetovës, efektivët e policisë së SPB-Tetovë, kanë priv*uar nga liria personat B.J. (31) dhe I.A. (30) nga Bogovina e Tetovës, për arsye se gjatë kont*rollit në veturën “Volkswagen Golf 5” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi B.J., është gjetur kok*ainë.

Dy personat janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për shqyrtimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës kundër tyre do të ngrihet pa*di adekuate.