Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 18-të të zhvilluar sot, vendosi që të ndalojë grumbullimin e katër personave në vendet publike gjatë gjithë ditës, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria në seancën e sotme vendosi për ndalimin e grumbullimit në grupe me më shumë se katër persona në hapësira publike, gjegjësisht parqe, sipërfaqe publike apo kudo në hapësira publike, dhe në vend pas orës 21:00, ndalesa do të vlejë gjatë gjithë ditës”, raportojnë nga Qeveria.
Qeveria njoftoi se ka miratuar ndryshimet në Programin për zhvillim të turizmit për vitin 2020, si dhe vendimin për ndarjen e 60 milionë denarëve për këste për kompanitë mikro dhe të vogla.
Për realizimin e kësaj mase turistike, nga Buxheti do të shfrytëzohen 120 milionë denarë. Agjencitë turistike me licencë B maksimum mund të marrin grant prej 180 mijë denarëve, ndërsa me licencë A mund të marrin më së shumti 430 denarë.
Në seancën e 18-të, gjithashtu u miratuar Propozim-ligji për ndërprerjen dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës familjare.
Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, për mbështetjen e procesit të anëtarësimit në BE.
Vazhduan emërimet dhe shkarkimet në institucionet në pronësi të Qeverisë, ashtu që u Jani Makradulin për anëtar në Këshillit drejtues të Sh.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”. Gjithashtu Jasna Dukovska-Jegenin e emëroi revizor të certifikuar, si anëtare në Këshillin për zhvillimin dhe mbikëqyrjen e revizionit.
Denis Ismaili u shkarkua nga u.d. drejtor në Drejtorinë për prodhime të dedikuara, ku u emërua Emil Dimitrovski.
Mitko Krstevski u shkarkua nga posti i drejtorit nga Ndërmarrja për fara dhe mbjellje, në vend të cilit e emëroi Lutfi Akikin.
Bajram Gjuliovski u shkarkua nga posti u.d. zëvendësdrejtor në Agjencinë për rezerva të mallrave, dhe në vend të tij u emërua Keti Smilevska.
Qeveria e shkarkoi drejtorin e Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik, me kërkesë të Këshillit drejtues. Ndërkohë u shkarkua edhe drejtori i Drejtorisë për zonat e zhvillimit teknologjik industrial Aleskandar Mladenoski, dhe drejtori i Agjencisë për emigracion, Nikolla Shalvarinov. Në vend të tij u emërua Sllobodan Bliznakovski, dhe Ilmi Selami për u.d. zëvendësdrejtor në Entin shtetëror për statistika.