Ballina Aktualitet Xhavit Haliti thirret nga Haga: Kolonel Krasniqin e kisha mik të ngushtë...

Xhavit Haliti thirret nga Haga: Kolonel Krasniqin e kisha mik të ngushtë (VIDEO)

Xhavit Haliti, nënkryetar i PDK-së flet për herë të parë pas valës së arr*estimeve të liderëve politikë të Kosovës. Ai bën me dije për “ABC” se është thirrur nga Gjy*kata Speciale. Mohon zërat për përfshirje në vr*asjen e kolonel Ahmet Krasniqit, në vitin 1998 në Tiranë dhe thotë se i ka kërkuar prok*urorisë së Shqipërisë në vitin 2014, të hapë het*imet.

“Unë në vitin 2014 kam bërë një kërkesë në prok*urorinë e shtetit në Shqipëri që të fillojnë het*imet dhe të heto*hem edhe unë për shkak se ka pasur opinione në media. Ahmetin e kam pasur mik dhe kemi pasur një bashkëpunim prej ditës së parë që ka ardhur në Shqipëri.

Argumentet janë aq kokëforta, nuk kam asnjë lidhje, aku*zat janë bërë më shumë politike dhe unë jam i gatshëm që të përballem me organet e drejtësisë dhe jo me media që spekulojnë” deklaroi ai.

Intervistën e plotë me Xhavit Halitin do ta ndiqni ditën e mërkurë në orën 20:00 në emisionin “Ballkan” në “ABC”./ db/Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews