Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta Qazim Kurtishi, autor i monografive për Sellcën dhe Llacën

Ndahet nga jeta Qazim Kurtishi, autor i monografive për Sellcën dhe Llacën

Fatmir Sulejmani

I trishtë lajmi për ikjen Tënde nga kjo botë, Lalë Qazim Kurtishi. Do t’i mungosh familjes, miqve dhe bashkëvendësve që i deshe e të deshën pa hile, sepse ishe i veçantë. Me urtinë e rrallë, me sjelljen njerëzore, me gjykimet e mençura, me veprimet e matura dhe me vlerën e pakontestueshme historike të dy monografive shembullore mbi fshatrat Sellcë dhe Llacë të Malësisë së Tetovës, Ti do të jetosh në kujtesën e brezave që vijnë pas nesh.
Lamtumirë miku im i shtrenjtë!
Prehu i qetë në paqen e Zotit!

@tn.lajmelokale
@tetovanews