Mbrëmë (18 nëntor), rreth orës 23 e 15 minuta, zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, kanë arr*estuar personin A.Sh. (21) nga Grupçini i Tetovës, pronar i një objekti hotelierik pa firmë, i vendosur në anën e djathtë të rrugës rajonale Tetovë-Shkup, në fshatin Grupçin, i cili ka qenë i hapur pas kohës së lejuar dhe në lokal kanë qëndruar 9 persona (mysafirë).
I njëjti është ndal*uar në Stacionin Policor për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes ku edhe do të përgatitet parashtresë adekuate, kurse objekti i tij është mbyllur dhe vulosur nga Insp*ektorati Shtetëror i Tregut.