Një zëdhënës i Kremlinit thotë se Rusia do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve amerikane pasi të gjitha çështjet ligjore të kenë përfunduar dhe Donald Trump të ketë pranuar humbjen.
Deklarata u bë pasi një zëdhënës u pyet pse presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e ka uruar ende Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve.
Të dielën, Agjencia Ruse e Lajmeve, TASS, raportoi se Putin ka thënë që është i gatshëm të punojë me çdo udhëheqës amerikan.
Më herët, në një intervistë me Kanalin 1 në Rusi, Putin tha se nuk ishte i shqetësuar nga shtyrja e certifikimit të zgjedhjeve dhe i uronte Shteteve të Bashkuara gjithë të mirat.