Një nëntë vjeçar ka fituar afër 30 milionë dollarë nga videot e tij në YouTube, duke mbajtur kështu titullin e njeriut më të paguar nga YouTube për vitin e tretë me radhë.
Ryan Kaji, nga Texas, fitoi 29.5 milionë dollarë nga kanali i tij në YouTube, Ryan’s World, si dhe 200 milionë dollarë nga lodrat dhe rrobat e brendit të tij Ryan’s World.
Ai gjithashtu nënshkroi një kontratë multimilionëshe, për të shfaqur seritë e tij në kanalin Nickelodeon. Kaji, që nga mediat e huaja quhet “influencer fëmijësh”, për herë të parë nisi të bëjë video në vitin 2015, pasi pa disa video të fëmijëve në YouTube dhe e pyeti nënën e tij, “Si është e mundur që unë nuk jam në YouTube kur të gjithë fëmijët e tjerë janë?”.
Familja e tij, që ndryshoi emrin e tij të vërtetë, Guan, në emrin e tij online Kaji, tani kanë nëntë kanale në YouTube. Ryan’s World është më i famshmi, me 41.7 milionë abonues dhe 12.2 miliardë shikime.
Videoja më e famshme e tij, Huge Eggs Surprise Toys Challenge, ka më shumë se 2 miliardë shikime, duke u bërë kështu ndër videot më të shikuara ndonjëherë në YouTube.