Për tre ditë, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ardhur 16,379 udhëtarëve nga e mbarë Diaspora shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Zyrtari për marrëdhënie me publikun në ANP, Bujar Gashi, ka thënë në një prononcim për albinfo.ch se nga e shtuna e kaluar, e deri të hënën, kanë ardhur 16,379 udhëtarë në aeroportin e Prishtinës.
Nga e shtuna që lamë pas e deri më 27 dhjetor priten të realizohen 480 fluturime.
“Nga e shtuna a javës që lamë pas (19.12.2020), deri të dielën më 27.12.2020 priten të realizohen 480 fluturime, (vajtje-ardhje)”, shprehet Gashi.
Nga ana tjetër, vetëm dje në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë realizuar 57 fluturime vajte-ardhje.
Së fundmi, në një video e siguruar nga KosovaPress shihet se bashkatdhetarët po priten me valle e tupana. /Albinfo.ch