Ballina Aktualitet Lajme “I kam të gjitha por më mungojnë njerëzit”, 94-vjeçari u kërkon policëve...

“I kam të gjitha por më mungojnë njerëzit”, 94-vjeçari u kërkon policëve ta vizitojnë për Krishtlindje

“Mirëmëngjesi, unë quhem Malavolti Fiorenzo. Jam 94 vjeç dhe jam vetëm në shtëpi, nuk më mungon asgjë, thjesht më duhet një person fizik për të ngritur një dolli për Krishtlindje. Nëse do të kishte ndonjë polic të disponueshëm, dhjetë minuta do doja të më vizitonte sepse jam vetëm.”

Kjo është thirrja telefonike që karabinierët e Alto Reno Terme, në provincën e Bolonjës, natën e Krishtlindjeve. Ata thonë se e gjetën të moshuarin gati dhe priste i ngazëllyer për të trokitur gotat me ta.

Malavolti më pas bisedoi me dy policët, u tha anekdota për Luftën e Dytë Botërore ndërsa ata e ndihmuan që të bënte video-telefonatë me të afërmit e tij që jetojnë larg. s.b/abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews