Ballina Kronika Aksident në Shkup, makina futet brenda zyrës së noterisë

Aksident në Shkup, makina futet brenda zyrës së noterisë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Avtokomandë të Shkupit.

Makina e tipit “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në në brendësi të godinën së një zyre për noteri.

Sipas dëshmitarëve shoferit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore pas çka ka humbur kontrollin. Nuk ka informacione shtesë për gjendjen shëndetësore të shoferit. Priten informacione nga MPB.

Fotografitë janë postuar në faqen “Muri i turpit në trafik” (Zid na soobrakajniot sram).