Covid-19 ka marrë një tjetër jetë mëngjesin e sotëm. Këtë të premte ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello ka ndërruar jetë, pas infektimit me virusin.
Ai ka humbur jetën në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, ku po merrte trajtimin e nevojshëm.
Marko Bello ka qenë deputet i PS-së për 3 mandate nga viti 2001 – 2013.
Gjithashtu ai ka mbajtur dhe postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.