Ballina Aktualitet Humbi bashkëshortin tetovar nga Covid, Rita Petro: Jam ndjerë mirë me veten,...

Humbi bashkëshortin tetovar nga Covid, Rita Petro: Jam ndjerë mirë me veten, ia bëra të gjitha ritet (VIDEO)

Botuesi dhe themeluesi i shtëpisë botuese “Albas”, Latif Ajrullai, bashkëshorti i poetes dhe botueses Rita Petro, është ndarë nga jeta më 8 nëntor, si pasojë e Covid-19.

Në një lidhje direkte me Skype, për ABC e Mëngjesit, Rita ka ndarë emocionet e trishta të atij momenti.

“Është e vërtetë po bëhet afro një muaj e gjysmë që unë humba partnerin. Ai u nis në Maqedoni për ato rutinat e tij me kompaninë dhe ditën e diel që ai do kthehej më tha kam temperaturë”.

Megjithatë, ajo shprehet se ndihet mirë me veten pasi ia ka bërë të gjitha ritet, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga pandemia.

“Njërëzit më thonë se ku e gjen forcën, unë e gjen edhe në aspektin personal dhe profesional.

Është një sëmundje kaq e keqe që njeriut nuk i bëhen as ato ceremonitë, po fal zhvillimit të teknologjisë edhe njerëzit që nuk të gjendet pranë, gjejnë një mënyrë.

Për shembull. unë që të nesërmen, shkolla te shtypshkronja, e përcollëm bëmë atë ceremoninë. Të gjithë e gjejnë një mënyrë. Edhe unë jam ndjerë mirë me veten, pasi i bëra të gjitha ritet ashtu siç duhet”.