Një lajm shumë i mirë vjen nga klubi i Napolit. Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë negativ për Covid-19 në testin e kryer së fundmi.
Ai tashmë gëzon shëndet të plotë dhe klubi i Napolit bën me dije se mbrojtësi i Kosovës ka kryer vizitat fizike sot dhe mjekët kanë dhënë lejen për të nisur stërvitjen ditën e nesërme.
Rrahmani pati rezultuar pozitiv pas kthimit nga ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës në grumbullimin e nëntorit. Rrahmani pritet të jetë në listën e Gattuso për ndeshjen e nesërme kundër AZ Alkmar.
#SerieA | #Napoli, #Rrahmani pronto al rientro in gruppohttps://t.co/b78tiXRMCI
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) December 2, 2020
Ndërkohë, Etrit Berisha vijon të jetë pozitiv për Covid-19. Gardiani rezultoi pozitiv para disa ditësh dhe vijon kurimin e tij, teksa ditën e sotme ai është shtruar në spitalin rajonal të Ferrera.
📋 | Aggiornamento medico su Etrit #Berisha
👉 https://t.co/pBhgv75XBz#ForzaSPAL pic.twitter.com/fhC54O8FhJ— SPAL (@spalferrara) December 2, 2020
Nuk dihet gjendja e saktë e gardianit të kombëtares sonë, por shtrimi në spital është një shenjë jo e mirë për mënyrën sesi po e përballon ai infektimin. Lajmin e shtrimit e bën të ditur SPAL që thekson se Berisha do të kryejë disa testime klinike. /abcnews.al