Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e politikanëve këtë të premte.
Ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Engjëll Dakli, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.
Mësohet se ai ishte transferuar përpara disa ditësh për kurim në Turqi, por nuk arriti të fitojnte betejën me Covid.
Ëngjëll Dakli ishte një prej intelektualëve të respektuar të Elbasanit.
Ai ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij duke përfshirë Ministër, kryetar bashkie dhe këshilltar.
Dalki ka qenë kryebashkiak i Elbasanit gjatë viteve 1996-2000.