Shifrat e të prekurve me Covid-19 vijojnë të mbeten të larta. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19.350 persona të infektuar me koronavirus në 182 100 tamponë të realizuar.
Bilanci i viktimave mbetet tejet e rëndë, me 785 të vdekur kundër 672 të 24 orëve më parë, por lajme të mira vijnë nga rënia e shifrave të shtruarve dhe terapive intensive. Në terapi intensive ndodhen 3.663 pacientë, 81 më pak se një ditë më parë.
Një bilanc në rritje nga dita e djeshme, por që e parë përgjatë dy javëve të fundit jep një ecuri që shkon drejt uljes. “Situata është në përmirësim, por kjo nuk do të thotë se është qetësuese”, deklaruan autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Rajoni më i prekur është Lombardia 4.048 raste të reja me koronavirus.