Të nderuar bashkëqytetarë,
Këto pamje janë të realizuara sot, me iniciativën tonë që të intervenohet në rrugën regjionale Grupçin-Zhelinë, me qëllim që ju të qarkulloni pa pengesa dhe vështirësi në këtë rrugë.
Përveç kësaj, edhe javën e kaluar u intervenua në këtë rrugë duke u shtruar përkohësisht me tampon derisa të asfaltohet, por për shkak të kushteve të këqija klimatike dhe të rreshurat e shiut, është dashur që të intervenohet përsëri.
Ju njoftojmë se pas festave të fundvitit, nga NP “Rrugët shtetërore” dhe operatori realizues përveç që është kërkuar zgjerimi i rrugës të paktën për 50cm, gjithashtu është kërkuar që të përfundohet asfaltimi sa më parë i kësaj rruge, respektivisht gjatë muajit Janar 2021 të përfundoje pjesa e rrugës e ngelur pa asfalt.
Kërkoj nga të gjithë ju, që të keni mirëkuptim ndaj kësaj situate.
Jua bëjmë me dije se, nuk do të lejojmë që kjo rrugë të stërgjatet edhe shumë, përkundrazi do të bëjmë të pamundurën që të përfundoje sa më shpejtë që është e mundur.
Faleminderit të gjithëve për durimin!
Për tjerat do të jeni të njoftuar në vazhdim.
Komuna e Zhelinës