Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković infektohet me koronavirus. Sipas Euronews duke cituar burime nga qeveria, Plankoviçka pasi ka kryer testin dhe ka rezultuar me Covid-19, është vetëizoluar.
Infektimi i kryeministrit të Kroacisë vjen dy ditë pasi bashkëshortja e tij rezultoi pozitive ndaj testit të Covid-19.
“Me rekomandimin e një epidemiologu, Plenkoviç kreu një ri-test për praninë e koronavirusit të hënën dhe rezultati ishte pozitiv. Kryeministri iu urdhërua më parë një masë epidemiologjike e vetëizolimit. Kështu që tani ai do të qëndrojë i izoluar për 10 ditë,”- tha Zëdhënësi i Qeverisë, Marko Milić.
“Kryeministri aktualisht ndihet mirë dhe vazhdon të kryejë aktivitetet dhe përgjegjësitë e tij nga shtëpia dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe epidemiologëve,” përfundon njoftimi.