Qeveria e Maqedonisë së Veriut me rastin e tërmetit në Petrinjë në Kroaci, ka ndarë 6 milionë denarë (100 mijë euro), transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Zoran Zaev përmes rrjeteve sociale e shpërndau informatën mbi dhënien e ndihmës dhe shprehu ngushëllime për viktimat.
“Qeveria në seancën e sotme mori vendim për ndihmë financiare prej 6 milionë denarë për Kroacinë, pas tërmetit të fuqishëm në Petrinjë. Solidariteti është nxitja e parë në këto momente dhe do të ofrojmë ndihmë në pajtim me nevojat”, shkroi Zaev për të shruar se “Deri te kryeministri Andrej Plenkoviç dhe deri te ktë gjithë qytetarët kroatë të goditur nga tërmeti përcjell mbështetje të fuqishme. Në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllime për viktimat”.
Qendra Sizmologjike Europiane Mesdhetare bëri të ditur se një tërmet i fuqishëm prej 6.3 ballësh sipas Rihterit ka goditur sot Kroacinë rreth orës 12:20 sipas kohës lokale.
Sipas të dhënave të EMSC-së tërmeti u regjistrua në thellësi prej 10 kilometrash, me epiqendër prej 9 kilometrave nga Siska dhe 46 kilometra nga kryeqyteti kroat Zagrebi.
Dridhja e fortë e tokës u ndje edhe në vendet fqinje, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi. Deri tani një person ka humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar.
Bonus video nga tërmeti i sotëm në Kroaci:
Bonus video nga tërmeti i sotëm në Kroaci:
https://youtu.be/oKHkBMRnNIY
Bonus video nga tërmeti i sotëm në Kroaci:
https://youtu.be/Qbep_ubOvts
Bonus video nga tërmeti i sotëm në Kroaci:
https://youtu.be/PAtYUxlV3Yw
Foto nga tërmeti në Kroaci: