Ballina Aktualitet Mickoski paraqitet në gjykatë, do të dëshmoj për “Organizatorët e 27 prillit”

Mickoski paraqitet në gjykatë, do të dëshmoj për “Organizatorët e 27 prillit”

Vazhdon sot procesi gjyqësor për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, ndërsa si dëshmitarë paraqitet kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në seancën e kaluar që u mbajt më 22 dhjetor si dëshmitarë të palës mbrojtëse dëshmuan ish kreu i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili nga 2026-2017 ishte anëtarë i Komitetit Ekzekutiv dhe koordinator i partisë në disa komuna, si dhe Vlladimir Nellovski, i cili ishte kryetar u Unionit të të rinjve dhe anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.
Rasti gjendet në procedurën e dëshmive dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski.