Ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës mjeku i mirënjohur nga Gostivari, Dr. Med. Isman Xhaferi. Xhaferi ka humbuj betejën me Sars-Cov-2-in.
Doktor Ismani një jetë ia dedikoi profesionit human të mjekësisë, duke lënë pas vetës si trashëgimtar të familjes por edhe profesionit, të birin Dr. Med. Xhafer Xhaferi
Dr. Med. Isman Xhaferi drejtonte Ordinancën e Mjekësisë së Përgjithshme – Familjare Praksis në Gostivar.
“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të njërit nga mjekët e rrallë në qytetin e Gostivarit, Isman Xhaferi.
Ismanin e vlerësoja si një njeri i veçantë, shok, mik, profesionist të madh dhe kolegë të mrekullueshëm. Ndarja jote nga kjo botë, është humbje e madhe për qytetin tonë në përgjithësi, si dhe për mjekësinë në veçanti.
I nderuar qoftë Kujtimi i Tij! Zoti të pastë afër i dashur koleg!”- shkruan kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.