Ballina Aktualitet I shkon haberi se ka vdekur, Nafi Çegrani del me një njoftim

I shkon haberi se ka vdekur, Nafi Çegrani del me një njoftim

NJOFTIM
Të nderuar shqiptarë kudo që jeni!
Sot, shumë miq e shokë të indinjuar dhe shumë familjarë të zemëruar, na kanë kontaktuar!

Të marrësh lajmin se ti ke vdekur, duhet të jenë fjalët më të ftohta që të thuhen – mendova. Ka edhe më keq! Me vite jam përballur me kri*minelë, gja*katar e fant*azma të nëntokës udbashiane që nga 1981, të cilët më aku*zuan me gënjeshtra. P.sh. Të të akuzojnë dhe dën*ojnë për vr*asje që nuk e ke bërë, për vr-asjen e një njeriu, që nuk e njeh fare, është gjë e çuditshme. Kam bindjen se do t’i dë*nojë Perëndia, sepse unë Zotin kam dëshmitar. E vdekjen, të gjithë do e shijojmë, padyshim.

Biles, me vdekjen nënkuptojmë që jemi më afër të vërtetës, aty ku është e drejta hyjnore! Se drejtësia është e Allahut. Ai na ka falë në këtë jetë kalimthi dhe te Ai do të shkojmë, në jetën e amshimit…

Falë Zotit, gëzoj shëndet të plotë!

Mirë mbetshi miq të mi, qofshi të rrethuar me shëndet të mirë, pozitivitet, paqe e hare jete!
Me respekt, Nafi ÇEGRANI

@tn.lajmelokale
@tetovanews