Në muajin nëntor janë shënuar më shumë viktima nga koronavirusi në Kosovë.
Gjatë këtij muaji kanë humbur betejën me koronavirusin 335 persona, ndërsa gjatë muajit tetor janë regjistruar 61 humbje jete dhe 56 viktima gjatë muajit shtator.
Ndërkohë numri i të infektuare në Kosovë ka arritur në 13 mijë e 579 raste, ndërsa që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë regjistruar mbi një mijë viktima.
Kujtojmë se në 13 nëntor në Kosovë hynë në fuqi masat e reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.