Pas disa ditësh ku shifrat e pandemisë në Itali kishin parë një ulje, sot vendi përjeton një ngritje në numrin e të infektuarve por në veçanti për sa i përket viktimave.
Autoritetet shëndetësore njoftuan për 14.844 të infektuar të rinj, ndërkohë që ishin pak më shumë se 12mijë 24 orë më parë.
Shumë më shqetësues është bilanci i viktimave, që sot regjistron 846 të tillë, pothuajse dyfishi i ditës së djeshme, kur ishin 491.
“E dhëna e viktimave është dramatike, konfirmon faktin që përhapja e infektimeve këto dy muaj ka qenë tejet e lartë”, deklaroi Gianni Rezza, drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë italiane.
Shqetëson situata në Veneto, edhe sot me më shumëse 3 mijë të infektuar, dhe një raport testime/pozitivitet që tejkalon 18%.