Ballina Bota Shkolla ruse dërgon fëmijët në shtëpi prej temperaturave -40, ata dalin jashtë...

Shkolla ruse dërgon fëmijët në shtëpi prej temperaturave -40, ata dalin jashtë për të luajtur në dëborë (VIDEO)

Fëmijët u dërguan sot në shtëpi nga shkollat e një prej qyteteve më të ftohta të botës prej temperaturave minus 40C, por të vegjëlit nuk donin t’ia dinin dhe dolën jashtë për të luajtur.

Një video e publikuar e nxënësve në rajonin rus të Yakutsk, u bë virale ne internet, me një prej komentuesve që thoshte: “Ndoshta edukatorët kanë futur anti-frizë në qumështin e tyre”.

Një tjetër shkruante: “Duhet guxim të mbijetosh në këtë klimë. Por vetëm rusët ndoshta e bëjnë”.

Në lokalitet shkollat mbyllen kur temperaturat arrijnë në minus minus 42C deri minus 50C, në varësi të ftohtësisë dhe moshës së fëmijëve.

Kafshët gjithashtu në Yakutsk nuk dukej se po i shijonin temperaturat e ulëta.

Një video tregonte qentë dhe macet e rrugës, shumë prej të cilave janë grumbulluar për vaksinim, që mblidheshin të trembur nga i ftohti, duke u përpjekur të qëndronin ngrohtë.

https://youtu.be/Ci1VkADknf8