Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Richter ka tronditur Greqinë gjatë ditës së sotme. Tërmeti ishte në perëndim të Athinës, 17 km nga qyteti i Aigio.
Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundjet ishin në thellësi 13 kilometër dhe kanë edhe lëkundje të forta. Epiqendra e tërmetit u lokalizua 23 km nga Patra.
Deri më tani nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme material.