Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq. Mësohet se në pranga kanë rënë edhe katër punonjës të tjerë të administratës.
Bëhet me dije se kryekomunari i Ulqinit po hetohet për punësime partiake. Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër Prokurorisë Themelore të Shtetit (ODT) në Ulqin.
Përveç Nrekiq, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të partisë DPS Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.
Sipas Vijesti, ata u arrestuan nën dyshimin e punësimit në parti. Sipas të njëjtit informacion, prokuroria i akuzon ata për pakujdesi në shërbim.
Uhapšen je gradonačelnik Ulcinja i šef lokalnog DPS, sa još nekoliko funkcionera. Razlog – partijsko zapošljavanje!
Neka sud utvrdi kako su dolazili do izbornih pobjeda. Građanima je to jasno.
Vlada je odlučna da svim zloupotrebama stane na kraj! https://t.co/YHuoc4F0EZ
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) January 18, 2021