Ballina Aktualitet ASH: Zyrtarët e B D I-së s’kanë përgjegjësi M O R A...

ASH: Zyrtarët e B D I-së s’kanë përgjegjësi M O R A L E

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj sjelljes së funksionarëve të B D I-së lidhur me mosmbajtjen e maskave dhe tubimit në Ministrinë për Sistem Politik, duke thënë se të njëjtët nuk kanë fare  m o r a l, sepse siç thonë, po të kishin, do të jepnin dorëheqje.

Sipas ASH-së, d ë n i m i  prej 10-20 eurove kushton sa një votë që ata e blejë.

“Përgjegjësia e një bartësi të një funksioni publik është vetëm  m o r a l e. E dimë që se keni një të tillë. Sikur ta kishit  m o r a li n  sot do të ishit të dorëhequr, sikur ta kishit  m o r a l i n  nuk do të lejoni që Ministri i  P o l i c i s ë  Oliver Spasovski t’ju mbajë ligjërata sjelljeje dhe mirësjelljeje si kalamajve të vegjël! Mjaft luajtët me  f a t k e q ë s i n ë  e qytetarëve në këtë kohë krize ekonomike dhe varfërie, duke ua nxjerr para syve atyre  d ë n i m e t, herë 10 euro e herë 20 euro  d ë n i m e që duhet paguar nga zyrtarët e B D I me rastin e shkeljes së masave mbrojtëse kundër Covid 19! Këto 10-20 Euro zyrtarëve që janë bërë milionerë e dimë se nuk ua prishin rahatinë. Ju me kaq e bleni një votë, ju harxhoni qindra mijëra euro vetëm për një këngë, për një drekë, darkë, ahengje privat”, thuhet mes tjerash në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.